Në nisje të programit “Talk Love Story” në TvKlan, moderatori Eni Shehu ka zbuluar se konkurrentja Sellma ka vendosur të marrë një kohë pushimi, reflektimi nga spektakli pas debateve të shumta në spektaklin e djeshëm.

Vajzat janë ngritur të gjitha nga karriget e tyre dhe kanë braktisur studion ditën e djeshme nëformë proteste ndaj komenteve të opinionistit Robert Aliaj.

Por ka qenë Kristina, e vetmja konkurrente e cila ka reaguar në Instagramin e saj ku është shprehur se ajo nuk ka qenë e prekur nga situata.

Eni: Pse nuk i qëndrove mendimit tënd deri nëfund?

Kristina: Unë u bëra me gocat pa dashur t’i ofendoj, por unë realisht personalisht nuk e ndiej veten të ofenduar. Sepse nuk jam as prostitutë, nuk jam as e bërë, jam shumë naturale. Unë di të flas, di të komunikoj. Të gjitha gocat janë të mrekullueshme këtu dhe duhet të flasim me ballë lart, me kokën lart e shumë të edukuara. Në momentin që nuk je prostitutë nuk ke pse të çohesh.

Ardiola: Duhet të ofendohesh, sepse na mori shembull ne për “fenomenin”. Kur e kishte personale… /tvklan.al