Kristjan Asllani pritet të jetë titullarë për Interin në takimin e raundit të 1/8-ave të Kupës së Italisë kundër Udineses. Mesfushori shqiptar po tregon një formë të mirë në këtë pikë të sezonit dhe besohet se do të ul në stol Hakan Çahanollu.
Për turkun do të ketë pushim për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe Simone Inzaghi do i besojë çelsat e mesit të fushës Asllanit. 22-vjeçari shqiptar do luaj një rol tepër të rëndësishëm në këtë repart, duke parë edhe mungesën e Nikolo Barela.
Dëmtimi e mban jashtë fushave dhe në dyshim për sfidën e kampionatit ndaj Comos. Vendin e italianit do e marrë Zielinski, teksa fanellë titullari pritet t’i besohet edhe Frattesit. Në këtë sezon, Asllani ka zhvilluar 11 ndeshje me Interin, ku kryesisht është aktivizuar nga stoli, ndërsa ka asistuar edhe një herë.
Ndërkaq, tek kombëtarja 22-vjeçari është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, për të qenë kyç për skemat e trajnerit Sylvinho.
Klan News