Kristjan Asllani shkëlqen në fitoren me manita golash të Interit ndaj Hellas Verona. Mesfushori shqiptar shërbeu me asist në një prej golave në triumfin 5-0, duke fituar simpatinë e trajnerit, Simone Inzaghi, por edhe mediave italiane. Përveçse asistimit dhe shumë pasimeve me vizion dhe me vertikalitet, Asllani mori dhe një super vlerësim.
Mesfushori i Kombëtares për paraqitjen u vlerësua me notën 8, duke u përfshirë dhe në formacionin ideal të ndërtuar nga “WhoScored”. 22-vjeçari gjendet krah emrave më të rëndësishëm të futbollit italian, në një formacion që dominohet totalisht nga lojtarë të Interit.
Asllani e ka fituar kandidaturën post-Çahanollu, pra kur mungon turku, do të jetë mesfushori kuqezi ai që do e pasojë. Këtë sezon, 22-vjeçari ka zhvilluar 8 ndeshje me Interin në të gjithë kompeticionet, ku edhe ka asistuar, pikërisht në fitoren ndaj Veronës.
Klan News