Kriza e rëndë ekonomike ka detyruar mijëra francezë të hidhen në protesta masive. 

Sot i gjithë vendi, i cili ndodhet në një gjendje kaotike, është përfshire nga një grevë e përgjithshme njëditore në shenjë proteste ndaj problemeve të mëdha dhe mënyrës se si presidenti Nikolas Sarkozi po drejton ekonominë.

Sipas tyre qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për daljen nga recensioni i thellë që më shumë se biznesin dhe financat e qeverisë ka boshatisur xhepat e tyre.

Protestat e sotme i dedikohen kërkesave për paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Shifrat e publikuara kohët e fundit flasin për një papunësi mbi 2 milionë banorë.

Tensionet dhe protestat janë shtuar së tepërmi në prag të takimit të 20 liderëve më të fuqishëm financiarë, G20, që do të mbahet në Londër.

Vetëm pak ditë përpara mbledhjes që do të vendosë për të ardhmen e ekonomisë botërore, shefat e BE diskutojnë sot dhe nesër në Bruksel lidhur me krizën ekonomike, sigurinë energjetike, pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për strategjinë e zhvillimit të marrëdhënieve me vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, një deklaratë surprizë vjen nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili në një konferencë për media tha: “Jam i sigurt se kohë më të mira do të vijnë, kriza do të kalojë, por nuk e di se kur!”

Kjo nga shumë media është komentuar si pasiguri e qeverisë për të ardhmen e ekonomisë amerikane.

Kriza financiare ka detyruar Rezervën Federale të blejë 1.2 triliardë dollarë borxhe. Drejtuesit thanë se do të përdoren të gjitha mënyrat e mundshme për rikthimin e ekonomisë në binarë./tvklan.al