Kriza financiare mund të jetë duke goditur rëndë globin por specialistët në Itali besojnë se organizatat mafioze po përfitojnë nga ajo duke investuar në aktivitete të ligjshme dhe ricikluar kështu paratë e pista. 

 Në Itali, njihen katër organizatat më të mëdha mafioze Ndrangheta e Klabrisë, Cosa Nostra e Sicilisë, Camorra në Napoli dhe Sacra Corona Unita në Pulia , të cilat kanë fitime neto prej 70 miliardë euro. Kjo i bën ata kompaninë më të madhe në Itali që është gati të derdhë para kesh, një komoditet i vështirë ditët e sotme.

Pronarët e shumë dyqaneve në qytetin e Napolit paguajnë gjithsej 250 milionë euro në ditë për mbrojtjen e tyre nga organizatat mafioze, me frikën gjithnjë e në rritje se recesioni aktual mund ti lejojë ata të forcohen më shumë.   Për presidentin e shoqatës kundër mashtrimit financiar, Tano Graso, organizatat mafioze së fundmi kanë reduktuar këstin mujor që paguajnë pronarët e bizneseve të vogla për ti ndihmuar ato. Por në këto kohë të vështira, mafia po shfrytëzon edhe emigrantët klandestinë të cilët përdoren për trafikun e drogës dhe shitjen e mallrave të falsifikuara./tvklan.al