250 miliard dollarë për blerjen e aksioneve të 9 bankave më të mëdha private do të jetë lëvizja më e re e administratës së presidentit amerikan George Bush në betejën më krizën financiare.
Plani i ri publikohet sot nga vetë kreu u shtëpisë së Bardhë i cili ka thirrur në takim urgjent grupin e punës për problemet financiare. Sipas paralajmërimeve fondi prej 250 miliard dollarësh, pjesë e aktit të shpëtimit 700 miliard dollarësh është i destinuar për blerjen e aksioneve të bankave private. Duke u dhënë atyre mundësinë e likuiditetit nëpërmjet procesit të huadhënies.
Në vazhdim do të jetë zbatimi i paktës së shpëtimit. Që sipas kryetares së dhomës së përfaqësuesve në kongres Nensi Pelosi do të ketë si synim infrastrukturën, shërbimin shëndetësor, fëmijët dhe të moshuarit. Letra me vlerë për të blerë ushqimet dhe sigurime për papunësinë në këtë periudhë më papunësi të mëdha.
Dje demokratët kanë zhvilluar një konsultim me dyer të mbyllura me ekspertë të ekonomisë për të arsyetuar rreth propozimit të një ligji të ri për ekonominë. Të nevojshëm sipas tyre për administrimin financiar në të ardhmen.
Përpjekjet e fundit të qeverisë amerikane dhe të vendeve të Eurozonës, kanë sjellë një frymë optimiste në tregun ndërkombëtar financiar. Për të cilën ekspertët besojnë se tashmë po fiton stabilitet.
Indekset e bursave duke filluar nga Wall Street deri në Tokio kanë rimarrë plotësisht veten. Rezultati prej 11.5-14.5 % dëshmon qartë për një kapërcim të krizës dhe rifitim të besueshmërisë./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj