Fjorald Zguro: “Sot në datë 16 tetor 2008 çmimi i shitjes së arit të zi në bursë, shut dhe kursi i këmbimit të dollarit korrespondojnë me ditët e para të muajit gusht 2007. E vetmja gjë që nuk korrespondon është çmimi i shitjes së karburantit në pikat e pakicës, rezulton të jetë 25 lekë më i shtrenjtë për litër.”

Pretendimet e importuesve të naftës në vend se çmimet nuk mund të ulen poshtë këtij niveli për shkak të forcimit të monedhës së gjelbër amerikane, me të cilin kuotohet ari i zi, bien poshtë.

Në ndihmë na vijnë shifrat zyrtare, kështu nafta në bursat ndërkombëtare momentalisht po luhatet në nivele 70-72 dollar/fuçi. Shifra gati identike me kuotimin e bursës gjatë gushtit të 2007.

Nga ana tjetër referuar BSH, dollari amerikan është shkëmbyer sot për 91.48 lekë. Gati në të njëjtat vlera sa edhe mesatarja e muajit gusht 2007. Ndërsa sipas të dhënave të marra nga INSTAT, çmimi mesatar i shitjes së karburantit në tregun tonë të pakicës për këtë periudhë ka qenë 123.2 lekë/litër.

Por çuditërisht ndonëse dy elementët e parë janë në të njëjtat parametra. Rezulton se çmimi i karburantit në vend i cili është rrjedhojë e çmimit të naftës në bursë dhe kursit të dollarit, ka një diferencë prej 25 lekë/litër. Shifër i cila i faturohet pa bazë konsumatorit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro