Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, në mbledhjen më të fundit të zhvilluar në Vlorë, ka vendosur të pezullojë vendimet për ndërtimin e një hoteli 11 dhe 12-katësh pas hotel Tiranës.

Firmës ndërtuese “T.T.A Alba Lam”, për ndërtimin e këtij objekti në rrugën “Urani Pano” i është dhënë leje nga bashkia e Tiranës në vitin 2002, por me vendim të KRRTRSH, punimet e këtij ndërtimi do të pezullohen, pasi bien në kundërshtim me studimin urbanistik të qendrës së kryeqytetit.

Kryeministri Nano i ka lënë si detyrë bashkisë së Tiranës, që për një periudhë një mujore të rishikojë dhe njëherë vendimin e saj për lejen e ndërtimit të këtij subjekti./tvklan.al

Gazeetare: Elja Zotka