Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë ka kthyer mbrapsht disa projekte për ndërtimin në zona turistike dhe të pallateve shumëkatëshe në kryeqytet. Kështu nuk është miratuar studimi për menaxhimin e zonës bregdetare shqiptare, ndryshimi në studimin rajonal të zonës bregdetare të Gjirit të Lalzit, si dhe nuk është dhënë leja për ndërtimin e një objekti 16 katësh pranë rezidencës në ambasadën Zvicerane.
Përgjithësisisht studimet për zonat bregdetare nuk ishin përfshir ose zgjidhur problemet e infrastrukturës, furnizimit me energji elektrike, ujë të pijshëm dhe derdhjen e mbeturinave. Ndërkohë ka patur mjaf debate për lejen e ndërtimit të objektit 16 katësh pranë rezidencës zvicerane, projekt i cili u mbrojt nga kryebashkiaku Brojka. Por kryeministri Meta ka kërkuar mendimin e juristëve nëse shkelje të konventave ndërkombëtare.
Ndërkohë nuk është miratuar as propozimi për një ndryshim në ligjin për urbanistikën, ndryshim i cili konsiston tek mos dhënia e lejeve në KRT-të e rretheve për ndërtesat mbi 8 kate. Të gjitha këto çështje është vendosur të diskutohen sërisht në mbledhjen e ardhshme të KRT-së./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego