Ish fusha e aviacionit që prej vitesh identifikohet si një nga zonat më problematike për sa i përket ndotjes, do të marrë një tjetër pamje. Bashkia e kryeqytetit ka menduar që të ndërtojë një park me gjelbërim, duke e shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga plehrat. Sipas projektit të prezantuar në mbledhjen e KRT-së së Tiranës, parku do të ndërtohet një gjatësi prej 1 kilometrash, dhe do të ketë ambiente çlodhëse dhe argëtuese për të gjitha moshat.
Edi Rama: “Bëhet fjalë për parkun e dytë të madh në qytetin tonë, pas parkut kombëtarë të liqenit në zonën e ish fushës së aviacionit që sjell një sasi të konsiderueshme metrash katrorë gjelbërim si edhe me aksesor të domosdoshëm, si fushat e lojërave me dorë, pistat e vrapimit, këndet e lojërave për fëmijët e pa dyshim edhe këndet çlodhëse për të moshuarit së bashku me një hapësirë të gjerë këmbësore”.
Ndërtimi i këtij parku në zonën e ish fushës së aviacionit ka edhe mbështetjen e banorëve të zonës. Ndërkaq në mbledhjen e radhës së KRT-së u diskutua edhe për planin e ri rregullues të kryeqytetit, i cili prej disa javësh është bërë publik për qytetarët në qendër të Tiranës, ku është parë nga qindra qytetarë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operatori: Petrit Xhaferri
Montazh: Ergis Hasanbelli