Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kjo është shtëpia e Zef Ndoit në fshatin Gryka e Lumit në Tale të Lezhës. Prej pesë vitesh kjo portë hapet vetëm nga gratë, sepse nëse burrat dalin përtej portës, i pret plumbi i hasmit. Hasmi që dikur e kanë pasur krushk.

Djali i madh i Zefit, Viktori, ishte fejuar me shkuesi me një vajzë nga fshati Rrilë e Lezhës, para rreth pesë vitesh, por sherri mes dhëndrit dhe vjehrrit, ka shkuar deri në përdorimin e armëve dhe vjehrri është plagosur. Dhëndri është dënuar me 10 vjet burg nga drejtësia shqiptare dhe babai i tij apelon për pajtim, por krushku nuk e pranon.

Zefi: “Nuk kemi kaluar në viktimë, jemi dy palë pa viktimë, ju bëj thirrje që pasi kemi shpëtue, të afroena, ta bisedojmë, se ka vend me u ndreq. Apelin ja bëj shtetit që ka tash katër vjet, që jemi ngujuar, i bëjë thirrje t’i afrojë këta njerëz dhe të ulna ta bisedojmë, se tash katër vjet i mbyllur brenda, tash unë s’di ça me prit ma”.

Edhe mbesa e Zefit 12 vjeçe apelon në emër të fëmijëve të palëve që janë në gjak për pajtim. Përveç Zefit, i ngujuar është edhe vëllai i tij Kola./tvklan.al