Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fenomeni I Gjakmarrjes

Fenomeni i gjakmarrjes, Komiteti i Pajtimit Ndërkombëtar vijon me pajtimet-(30 Korrik 2009)

1450 familje të ngujuara numërohen sot në Shqipëri si pasojë e hasmërive dhe problemeve pronësore të cilat po kthehen dhe në një fenomen shqetësues për vendin. Komiteti i Pajtimit Ndërkombëtar paraqiti në ambientet e Akademisë së Shkencave një raport mbi ekspeditën e misionarëve të pajtimit, detyra e të cilës është ajo e gjetjes së një...

Korrik 30, 2009

“Allegretto Albania”, një pasqyrim i komedisë serioze të gjakmarrjes-(4 Prill 2009)

Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe dy shkallë të cilat të ndihmojnë të ngjitesh për të kontrolluar çdo gjë që të afrohet dhe të zbresësh poshtë në vetminë e izolimit. Kështu mund të përkufizohet jeta e familjes së ngujuar për gjakmarrje e shfaqur në Teatrin Kombëtar  nën titullin “Allegretto Albania”.  Nën interpretimin e artistit Mirush Kabashi,...

Prill 4, 2009

Fushatat e bamirësisë të Vodafone dhe Eagle Mobile për fëmijët jetimë-(2 Mars 2009)

Kompania celulare, Eagle Mobile, e mbështetur dhe nga 24 kompani të tjera, ka nisur një projekt sensibilizues nën moton “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetim”. Eagle Mobile ka vënë në dispozicion 25 bursa studimi për fëmijët jetim me rezultate më të mira në mësime. Një pjesë e bursave do t’i shkojnë fëmijëve në shkollat e...

Mars 2, 2009

Agron Kuliqi bën publike statistikat mbi gjakmarrjen apo vetëvrasjet në vend-(25 Nëntor 2008)

Krimi kundër personit për shkak të konfliktit ndaj pronës, gjakmarrja apo vetëvrasjet janë një ndër shqetësimet kryesore të policisë kriminale. Agron Kuliqi, nëndrejtor i përgjithshëm i policisë dhe drejtor për hetimin e krimit, ka bërë publike statistikat e tre viteve të fundit të vrasjeve me të tilla motive. Agron Kuliqi: “Gjatë vitit 2005 në vendin...

Nëntor 25, 2008

Deklarata e Sollakut në Shkodër (21 Tetor 2004)

Prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku ka bërë thirrje në Shkodër që autorët e gjakmarrjes të gjykohen përpara drejtësisë dhe të dënohen. Mjaft të dëmshme janë krimet kundër jetës, autorët e të cilëve duhet të dalin sa më shpejt përpara ligjit, sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, është shprehur Sollaku. Prokurorët nuk duhet të...

Tetor 21, 2004

Shteti duhet të veprojë për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes (23 Shtator 2004)

670 familje shqiptare janë në ngujim për shkak të gjakmarrjes. 160 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për këtë shkak ndërsa 73 të mitur janë kërcënuar direkt për jetën. Këto shifra alarmante janë shënuar në rezolutën e fundit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar. Akademiku Luan Omari thekson pas kësaj se me gjithë rolin e OJQ-ve dhe...

Shtator 23, 2004

Krushqit në gjak, ngujohet familja Ndoi në Lezhë – (17 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Kjo është shtëpia e Zef Ndoit në fshatin Gryka e Lumit në Tale të Lezhës. Prej pesë vitesh kjo portë hapet vetëm nga gratë, sepse nëse burrat dalin përtej portës, i pret plumbi i hasmit. Hasmi që dikur e kanë pasur krushk. Djali i madh i Zefit, Viktori, ishte...

Maj 17, 2004

Presidenti Moisiu mbledh tryezën për goditjen e gjakmarrjes në vend – (30 Mars 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Presidenti i Republikës ka mbledhur në një tryezë përfaqësues të drejtësisë, qeverisë, OJQ dhe komunitetit për të drejtuar një plan emergjent, për goditjen e gjakmarrjes në vend. Ky fenomen, duhet shmangur dhe për më tepër, për momentet që shqiptarët ndodhen dhe në një proces thelbësor që ka të bëjë...

Mars 30, 2004

Reportazh – Mirdita, krahina historike që jeton mes varfërisë dhe gjakmarrjes – (23 Gusht 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Kjo është Mirdita, një krahinë që në histori ka zënë shumë vend, për kryengritjet, luftërat tradhtitë, bajraqet e mëdha që kishin influenca në veri dhe në krejt vendin, si dhe për forcën me të cilin zbatohej kanuni i diktuar nga bajraktarët me emër. Sot këtu kanë mbetur vetëm gjurmët...

Gusht 23, 2003

Familja nga Dukagjini shpërngulet në kryeqytet për ti shpëtuar gjakmarrjes (15 Korrik 2003)

Lajme Arkiva 2003 Vajza: Ndonjëherë unë dal, por vëllezërit nuk dalin. Do doja që ata të na linin të lirë se ne nuk i njohim ata që na kanë futur në gjak. Familja Luca nga Shoshi i Dukagjinit kanë zbritur në një nga zonat periferike të Tiranës jo për një jetë më të mirë por...

Korrik 15, 2003