Fisnik Qosja: Nuk ka ndasi partiake kur flitet për interesat e qytetarëve
Në takimin e qeverisë në Shkodër me kryetarët e bashkive, morën pjesë edhe 6 kryetarët e bashkive të djathta. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja dhe ai i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri thonë se problematikat e qytetarëve janë më të mëdha se sa ngjyrat politike.
Fisnik Qosja, kryetar i Bashkisë së Kavajës: Ishim në mbledhjen e përbashkët të 61 kryetarëve të bashkive dhe të qeverisë për të bashkërenduar punët dhe për t’i shërbyer komunitetit që na ka zgjedhur. Besoj se të gjithë kolegët e mi dhe unë gjithashtu, nuk kemi ndasi politike kur vjen puna për interesat e qytetarëve.
Hilë Curri, kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz: Ne kemi specifika të veçanta si bashki. Asnjëri prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat që kanë qytetarët tanë janë më të mëdha se sa disa gjëra të vogla që duhet ndarje politike në këto raste.
Sipas tyre, ata kanë marrë garancinë e qeverisë për mbështetje.
Fisnik Qosja, kryetar i Bashkisë së Kavajës: Ne kishim kërkesat tona për të gjithë zonat tona specifike. Ato i shqyrtuan, garancia ishte e kryeministrit, por veprat do të tregojën se si do të shkojë.
Në zgjedhjet e 14 Majit, nga 61 bashkitë e vendit vetëm 7 janë marrë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, siç janë Hasi, Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi, Memaliaj, Kavaja dhe Himara.
Klan News