Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës në jug të Parkut të Madh të Liqenit, e cila bën pjesë në fazën e parë të Rikualifikimit Urban të këtij parku.

Kryebashkiaku ka qenë i shoqëruar nga përfaqësues të palës kuvajtjane, të cilët kanë siguruar një mbështetje të fuqishme për këtë projekt. Sipas Ramës në 4 vitet e ardhshme, do të bëhet më shumë se ç’është bërë në këto 8 vjet të marra së bashku për Tiranën.

Edi Rama: “Një Shqipëri e re që duhet të lindë në 28 qershor dhe pa asnjë dyshim Tirana Europiane që të gjithë bashkë ëndërrojmë. Pas 28 qershorit do të marri një hov të ri, do të marri një transformim edhe më të madh se ky i derikëtushmi. Unë jam këtu për t’ju thënë votoni më 28 qershor për mua, votoni në 28 qershor për PS, bëjeni të mundur një transformim për të cilin do të jemi edhe më krenar seç jemi sot për gjithçka kemi bërë  së bashku në Tiranë.”

Kjo rrugë shërben kryesisht si shëtitore por edhe si piste vrapimi për amatorët e sportit. Për këtë arsye, është menduar që edhe pas rikonstruksionit, kjo rrugë të ruajë paralelisht të dyja funksionet, atë të shëtitores si dhe të pistës së vrapimit.

Për rrugën do të sigurohet ndriçim i plotë dhe do të shoqërohet me të gjithë elementet e mobilimit urban, si stola dhe kosha, gjatë gjithë gjatësisë së saj./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi