Një ditë pasi “Stop” transmetoi me dokumente, problematikën e një tenderi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, SPAK ka njoftuar, se ka nisur hetimet për kreun e kësaj strukture, Dritan Agolli.
Mësohet, se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.
Më 27 Janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues të tenderit 400 mijë dollarë kompaninë “Mascarpone” të Alfio Rotanit bashkë me personin fizik Endrit Maçi.
Alfio Rotani, rezulton shef kuzhine në lokalin e djalit të kreut të Fondit, Dritan Agolli, Flladi Agolli./tvklan.al