Këshilli Bashkiak nuk ka mundur të kalojë edhe këtë herë buxhetin e Tiranës për vitin 2010-2011.

Mosplotësimi i kërkesës së këshilltarëve demokratë për të detajuar me shkrim buxhetin nga ana e administratës së bashkisë, ka çuar në mos prezantimin e buxhetit, e për pasojë mos votimin e tij edhe këtë herë.

Ferdinand Pone: “Ne duam një tabelë analitike, niveli i taksës, baza e taksës, që do të thotë, sa taksapagues ka për çdo taksë e për çdo tarifë, kalkulimi për vlerën, si ka qenë në përqindje e me radhë. Dua listën e investimeve të parashikuara vit për vit sa shpenzohet, cili është programimi. Unë mendoj që kryetar pa këto dokumente themelore të paktën grupi jonë e kanë të pa,mundur të diskutohet për buxhetin”.

Blegina Agolli: “Unë nuk orës as material të ma bien në shtëpi me postë, e kërkoj me shkrim siç e dërgova, as me mesazh telefonik, kaq kisha.

Albana Dhimitri: “Në fakt ne do  prisnim të kishim një diskutim tjetër, ti lejohej administratës të bënte prezantimin e buxhetit për vitin 2010, pasi edhe ju jeni në dijeni që jemi komplet jashtë afatit sepse detyrimi ligjor është miratimi I buxhetit Brenda 31 dhjetorit të vitit 2009”.

Sokol Dervishaj: “Ju jeni këtu për të  raportuar për punën tuaj dhe në qoftë se këshilltarët e nderuar të Këshillit ju kanë kërkuar materiale, shkresa, dokumentacion me shkrim apo me gojë edhe ju buxhetin nuk e sillni me gojë e sillni me shkrim. Ata jua kanë kërkuar me shkrim kthejuni përgjigje me shkrim sikurse jua  kanë kërkuar, sikurse e përbën detyrimi ju aj  ligjor”.

Mos raportimi çdo gjatë muaj i Kryetarit të Bashkisë në mbledhjet e këshillit ishte një tjetër çështje që krijoi debat.

Sokol Dervishaj: “Kryetarja që përfaqëson kryetarin që ka ngelur, s’dihet se ku se duhet të ishte ai në këtë sallë dhe të fliste ai për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, për taksat e Bashkisë së Tiranës, për detyrimet që ka ndaj qytetarëve të Tiranës, që nuk dihet se ku është, prandaj ju lutem lëreni këtë tani, se kemi kaq vjet që presim kryetarin të ushtrojë detyrimin e tij ligjor, të vijë të raportojë një herë në gjashtë muaj për situatën financiare të Bashkisë së Tiranës, gjë që nuk e ka bërë Albana, gjë që nuk e ka bërë Albana të lutem shumë dhe kjo është shkelje e ligjit”.

Ndërkohë pas debateve mes këshilltarëve socialist dhe demokratë, këshilli vendosi t’i lërë dhe një javë afat administratës së bashkisë për të paraqitur me shkrim detajet e kërkuara prej tyre për buxhetin e Tiranës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami