Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK këtë të martë.

Gazetarja Glidona Daci ka mësuar nga burime jozyrtare se Agolli është pyetur në lidhje me një hetim të nisur dy vite më parë nga SPAK.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit. Por më pas kjo procedurë është anuluar.

Ndërkohë në dalje nga SPAK, Agolli nuk i është përgjigjur interesit të gazetarëve të cilët e kanë pyetur./tvklan.al