Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci është nën hetim nga SPAK.

Sipas gazetares Glidona Daci, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një kallëzim penal të bërë nga demokrati Bardh Spahia. Ky i fundit pretendon se Beci ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, para se ai të merrte drejtimin e kësaj bashkie.


“Avokati i tij Ervin Metalla ka qenë ditën e djeshme në SPAK ku është njohur me pretendimet e Prokurorisë. Do mbeten për t’u konfirmuar sepse ka disa informacione kontradiktore lidhur me këtë çështje”, raporton Daci.

Kujtojmë se Beci u paraqit në SPAK disa ditë më parë, ku qëndroi për rreth gjysmë ore. Ai nuk e tregoi arsyen pse ishte thirrur nga ana e prokurorëve, ndërsa u tha gazetarëve se “do flasë në momentin e duhur”.

Para se të bëhej kryebashkiak (Maj 2023), ai ka qenë drejtor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për 13 vite. Rol drejtues ka patur edhe në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

/tvklan.al