Kryetari i bashkisë, Edi Rama, është ndalur në shtëpinë e Sedat Bekteshit, familja e të cilit është zhvendosur nga Tepelena në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Ai drekoi në këtë familje dhe diskutoi mbi çështje që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone duke u ndalur kryesisht tek problemi i furnizimit me ujë të pijshëm.

Edi Rama: “Megjithëse kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar që ujësjellësat administrohen nga bashkitë dhe megjithëse është normale që qytetarët t’ia kërkojnë bashkisë bashkia sot e gjithë ditën nuk e ka në dorë këtë kompetencë dhe nuk mund dot as të administrojë sistemin, as të bëjë investime dhe as të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve”.

Duke shprehur bindjen për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit Rama premtoi për këtë familje se gjendja e kësaj zone do të ndryshojë me ardhjen e socialistëve në pushtet./tvklan.al