Kreu i bashkisë, Edi Rama, ka mbyllur dëgjesat publike me banorët e kryeqytetit për hartimin e buxhetit për vitin 2009.
Duke u bazuar në sugjerimet e qytetarëve gjatë 11 dëgjesave si dhe tek ankesat e paraqitura në zyrën e informacionit përgjatë vitit 2008, kreu i bashkisë u shpreh se investimet duhet të fokusohen më tepër tek rikualifikimi urban.
Edi Rama: “Lidhur me pastrimin e qytetit ku do të investojmë 70% më shumë sesa këtë vit. Për infrastrukturën rrugore mund të investojmë 21.4% më shumë se këtë vit. Për arsimin parauniversitar dhe edukimin ku do të investojmë 50% më shumë se këtë vit dhe mjedisin dhe rikualifikimet urbane ku do investojmë 12% më shumë se këtë vit”.
Gjatë vitit 2009 është parashikuar rehabilitimi i nëntë blloqeve të banimit, si dhe ndërhyrja në disa nga sheshet e Tiranës, ku njëri prej të cilëve është kthimi i sheshit Skënderbej në shesh këmbësorësh.
Gjithashtu Rama foli edhe për planin e bashkisë për vitin 2009, duke u ndalur kryesisht tek punimet e Unazës së madhe dhe të vogël të kryeqytetit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami