Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit nga homologu Tso Teijul.
Dy kryediplomatët shprehën angazhimin e përbashkët për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në tregti.
Hasani theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Strategjinë Indo-Paqësore, që sipas tij, synon të forcojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, duke rritur rolin e Koresë së Jugut si një partner dhe udhëheqës i besueshëm.
Ministri Hasani zhvilloi gjithashtu një vizitë në kompaninë ‘Yura Corporation’, furnizuesin global në industrinë e automobilave, që ushtron aktivitetin edhe në Shqipëri prej 6 vjetësh.
Tv Klan