Sali Berisha: “Përkundrejt një trendi, një drejtimi thellësisht të qytetëruar paqësor të procesit zgjedhor. 24 orët e fundit, fallangat e krimit në Partinë Socialiste të udhëhequra nga Edi Rama, po bëjnë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Dje në orët më të para të mëngjesit, pasmesnate Andis Hrasani, deputet i PS në sjelljen e një banditi ordiner, sulmon me karrige njeriun e ligjit, komisionarin e Partisë Demokratike në Rrogozhinë para kamerave të lokalit ku numëroheshin votat për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin. Dje gjatë ditës Edi Rama me emisarët e tij më komunikoj mua se ai kishte vendosur të mos njihte rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta. Përgjigja ime ishte se ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mundet lirisht të protestojnë. Është një standard i demokracisë shqiptare i cili është standardi i konsoliduar. Por natyrisht rezultat zgjedhjesh me protesta nuk do mund të ndryshohen, me protesta do mund të zhurmosh apo të mbrohesh nga humbja, apo nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, po rezultatin nuk mund ta ndryshosh. Për koicidencë pikërisht emisarët të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mos njohjen e zgjedhjes dhe që kërcënuan se do organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisin të jenë biznesmen në Tiranë dhe në Fier dhe ky është Koço Kokdhima. Nuk mund të them se pash Koçon kund në mes të protestuesve në Fier, po ajo që ishte e sigurt aty ishte policia bashkiake e Ramës në Tiranë, ishte dërguar aty dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokdhimës. Besoj që ajo që patë, që panë shqiptarët flet vetë. Ata kanë frikë nga rezultati i vërtetë. Ata donin që në Fier të përcaktonin rezultatin me hu, me dhunë….”./tvklan.al