Sali Berisha: “Është e domosdoshme që të vendosësh në një takim me kryetarin e bashkisë për të diskutuar shqyrtuar problemin e sheshit. Gjatë vizitës time në Kuvajt unë kërkova shtimin e ndihmës për sheshin dhe sot në mëngjes kam pritur të dërguarin e Emirit të Kuvajtit, i cili më informoi se Emirit i Kuvajtit ka vendosur që në formë dhurate të dyfishojë fondin për sheshin Skëndërbej, çka un i shpreha mirënjohjen. Do të jenë disponibël jo 5 milion, po 10 milion euro. Ky është një akt bujar, një gjest bujar për të cilin qytetarët e Tiranës, qeveria duhet të jenë shumë mirënjohës, lartësisë së tij Emirit të Kuvajtit dhe qeverisë së tij.”/tvklan.al