Sai Berisha: “Ishte një takim i shkëlqyer. Unë rastisa kryeministri i parë që takonte sekretaren Clinton, dhe shpreha kënaqësitë për këtë moment, sikundër e sigurova sekretaren se asnjë komb nuk e ka pritur më me kënaqësi emërimin  e saj në këtë post sesa shqiptarët. Në takim diskutuam dhe konstatuam se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Ishte një rast për mua për t’u shpreh mirënjohjen më të thellë sekretares Clinton, qeverisë së SHBA-së për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhanë në përpjekjet tona për integrimin në NATO, sikundër sekretarja u shpreh se është impresionuar nga rezultatet e reformave në Shqipëri. Në takim ishte një rast i shkëlqyer për mua, për të siguru sekretaren se zgjedhjet e ardhshme, do të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të kërkuar vëzhgues, observues nga qeveria e SHBA dhe vendet tjera mike që ti mbikëqyrin, që t’i monitorojnë zgjedhjet për të cilat së pari qeveria është angazhuar të nderojë standardet në vendin e vet, por të nderoj dhe miqtë kudo në botë. Sikundër u trajtua problemi i ligjit të lustracionit dhe e sigurova sekretaren se 2 gjëra, së pari nuk mund të përdoret për gjueti dhe nuk do përdoret për gjueti shtrigash, për të pengua kundërshtarët politik, kundër kundërshtarëve politik. Së dyti çdo gjë do zhvillohet sipas rregullave të shtetit ligjor. Dua të theksoj së çdo qytetar, i cili preket nga ky ligj, ka të drejtën e 3 shkallëve të gjyqësisë, të sistemit gjyqësor sikundër dhe të shkoj në Strasburg. Një temë shumë  e rëndësishme të cilën diskutova me sekretaren ishte Afganistani. I shpreha gatishmërinë që Shqipëria të çoj dhe një kompani shtesë. Presidenti Obama dhe administrata e tij janë të përqendruar në Afganistan. Shqipëria ka aty 225 oficer, nënoficer dhe ushtarë, është e gatshme të shkoj në 350. Një diskutim të gjerë bëmë për problemin e energjisë dhe e njoha sekretaren me situatën e energjisë dhe të themi të gazsjellësve në rajon, domosdoshmërinë e diversifikimit të këtyre burimeve të furnizimit. Sekretarja tregojë një interes të veçantë për këtë çështje dhe e lam që të ketë një follou up të shpejt mbi të gjitha teknalitetet e këtyre. Pra mund tu them se ishte një takim i shkëlqyer me një mirëkuptim të plotë. Shqiptarët kanë në këtë administratë  miq të mëdhenj dhe të vërtetë…”./tvklan.al