Sali Berisha: “Urimet e mija më të përzemërta për dhjetëra mijëra qytetar shqiptar të të gjitha moshave burra, gra, fëmijë, të rinj, të reja, të moshuar, nga të katër anët e Shqipërisë, nga Kosova dhe gjitha trevat shqiptare, nga diaspora dhe emigracioni shqiptarë në të gjitha vendet e Europës, SHBA dhe Kanada dhe vendet tjera për mesazhet që më kanë dërguar urimet që kanë formuluar nga data 29 qershor e gjerë sot. Pasi unë kam lexuar 1 për 1 dhe me shumë mirënjohje, me shumë respekt çdo mesazh në pamundësi për t’ju përgjigjur me sms, me mesazh (sms). Gjithsecilit edhe njëherë u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt. Ju uroj gëzime, suksese dhe mbarësi atyre dhe familjeve të tyre. Urimi që ata kanë formuluar për mua është një inkurajim, një obligim i madh por dhe një energji e vërtetë në projektet e ardhshme për këtë vend”./tvklan.al