Sali Berisha: “Ditën e sotme do ta konsideroj një ditë shumë të rëndësishme. Kompania Bechtel-Enka ka plotësuar 49% të punimeve në tunelet më të mëdha dhe më të gjata të rajonit. Mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Mendimi i dytë udhëtimi për tek tunelet, veçanërisht në zonën këtej kampit të punëtorëve, të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, e ndarjes së maleve. Vërtet janë punime të përmasave gjigante, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptarëve të marrë një famë në mbarë Evropën si kryevepër e inxhinierikut, e projektit dhe e realizimit, pra unë për ta mbyllur këtë do ta quaja udhëtim në mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit.”

Gazetarja: Zoti kryeministër, a ju shqetësojnë pretendimet e opozitës se ka një kosto të madhe për punimet në rrugën Durrës-Kukës-Morinë?

Sali Berisha: “Ajo që më shqetëson mua është frika e kreut të opozitës për të ardhur për të vizituar këtë vepër. Siç u thashë gazetarëve dhe më parë socialistë të Kukësit më njoftuan mua se në vizitën e tij në Mars në këtë qytet kishte porositur varkë dhe kur i pyeta ç’ishte ai udhëtim me varkë? Kishte frikë nga rruga. Sidoqoftë unë e ftoj zotin Rama të vijë ta vizitojë rrugën sepse ndahen dy botë me këtë rrugë. Njëra që ndërtonte bunkere dhe tjetra që ndërton autostrada dhe vepra të tilla. Të vijë të shohë madhështinë e vendit të tij, por për sa i përket transparencës askush më shumë se kjo qeveri nuk është e interesuar për një transparencë të plotë. Këto të gjitha janë vëllime, janë punime, të cilat mund të përllogariten, të cilat mund të vlerësohen, të cilat mund të rivlerësohen, pra nuk ka asnjë lidhje, por ka me një fobi të tmerrshme ndaj kësaj rruge që po s’erdhën këtu nuk u del frika. Kur të vijnë këtu pastaj se nuk është vetëm ai jo. Jo, jo. Ka lloj tjetër tek tuk.”

Gazetarja: Si përfundim zoti kryeministër kur do të dorëzohet rruga? Kur do të ketë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë rrugën?

Sali Berisha: “Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë rrugën në afatet e parashikuara…”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi