Kryeministri Berisha ka vlerësuar investimet e qeverise gjermane ne sektorin e ujit te pijshëm dhe menaxhimin e ujërave te zeza. Gjate inaugurimit te ambienteve te reja te Entit Rregullator te Ujit, kreu i ekzekutivit nënvizoi rëndësinë e këtij enti si një nga autoritetet qe rregullon pasurinë me te madhe natyrore te Shqipërisë.

Sali Berisha: “Qeveria gjermane gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë donator kryesor i Shqipërisë në fushën e ujërave. Uji përbën pasurinë natyrore dhe komerciale më të madhe të vendit. Trajtimi i tij, qëndrimi ndaj tij është një qëndrim themelor. Ka të bëjë me të ardhmen e zhvillimit të vendit. Enti Rregullator i Ujit është pra autoriteti me një rëndësi shumë të veçantë, i cili synon apo ka për detyrë të rregullojë të gjitha marrëdhëniet e tregut të ujërave në vend. Enti Rregullator gjatë kësaj periudhe ka vendosur lidhje të ngushta me entet rregullatore të vendeve fqinje ose me vendet fqinje. Disa prej tyre akoma nuk i kanë ngritur, por për ne përbën një rëndësi të veçantë ky bashkëpunim me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Kosovën.”

I pranishëm ishte dhe ambasadori gjerman ne Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili theksoi se qeveria gjermane do te vijoje me investimet ne Shqipëri.

Bernd Borchardt: “Gjermania e mbështet Shqipërinë ne një sere fushash ne rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vetëm ne periudhën 2008-2009 është mobilizuar nga qeveria gjermane një fond prej 130 milionë eurosh. Krahasuar me fondet e vitit 2007 ato janë trefishuar dhe pikërisht ky fakt tregon se pavarësisht krizës ekonomike globale Gjermania ka një mbështetje serioze për Shqipërinë.”

Qeveria gjermane ka një sere projektesh te cilat shtrihen ne te gjithë vendin për menaxhimin e ujërave te pijshëm si dhe filtrimin e përpunimin e ujërave te zeza./tvklan.al