Ne kuadër te turit “Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Berisha ka zbritur ne bashkinë e Belshit, ku inauguroi fillimin e punimeve te rrugës qe lidh këtë zone me Kuçovën, 14 kilometra e gjate, me një vlere prej 590 milion lekë.
Gjate takimit me banore te Belshit numri një i qeverisë, ndërsa vlerësoi rëndësinë e këtij segmenti rrugor, tha se ne këto katër vjet, ekzekutivi qe ai drejton i ka kushtuar një rëndësi shumë herë me te madhe investimeve ne këtë zone, krahasuar me ato te qeverise socialiste.
Sali Berisha: “Inaugurojmë sot një nga rrugët më të rëndësishme në tërë zonën e Shqipërisë së Mesme, një nga segmentet më të rëndësishme që lidh Kuçovën dhe Beratin në Dumre dhe më pas me Tiranën. Në katër komunat e Dumresë dhe bashkinë e Belshit. Qeveria e mëparshme ka investuar gjithsej 29 milion lekë. Ne kemi investuar përfshi këtë rrugë 1 miliard e 324 milion lekë. Qeveria e mëparshme në tetë vjet asfaltoi dy kilometra rrugë. Ne kemi shtruar dhe po shtrojmë së bashku në këtë rrugë 46 kilometra. Unë jam këtu sot për t’u zotuar para jush se çdo fshat i komunave të kësaj zone do të lidhet me rrugë të asfaltuar me qendrën e komunës dhe rrugët kryesore”.
Me tej kryeministri Berisha atakoi dhe opozitën, qe sipas tij ka ne themel trillimin ndaj çdo arritje te qeverise.
Sali Berisha: “Opozita e tyre është opozitë e skupeve, e trillimeve. Presidenti i Shteteve te Bashkuara viziton Shqipërinë. Çfarë ndodh? Opozita i vodhën orën, thotë, në Fushë Krujë. Ne po merrnim ftesën dhe ftesa për në Shqipëri dhe Kroaci ishte lajmi më i madh i samitit të Bukureshtit. Me mediat e tyre që kishin sjellë aty informonin se Shqipërisë nuk do t’ia japin ftesën. Erdhi për një vizitë miqësore në Shqipëri kryeministri i vendit mik ku punojnë rreth 1 milion shqiptarë. Çfarë bëri opozita? Berisha i dha ujërat. Po e pyes veten çdo ditë. Po me Skënderbeun çfarë patën këta? Çfarë bënë që iu kishte Skënderbeu këtyre? Jo më kot sulmohej Skënderbeu, dhe nga kush? Nga njerëz të cilët vetëm pak vite më parë deklaronin poshtë e përpjetë rrugëve të Evropës se e kanë për turp të quhen shqiptarë. Absolutisht po. Mbani mbi shpinë bunkerë kartoni…”.
Kryeministri Berisha, ndërsa ka kërkuar një mandat te dyte, i garantoi banoret e Belshit se investimet do te jene serish refren i alternatives se djathte.
Sali Berisha: “Ne do barazojmë pensionet. Në mandatin e dytë ne Shqipërisë do t’i japim rrjetin rrugor më të ri dhe më modern në Evropë. Ne do ndërtojmë boshtin e Jugut. Do të përfundojmë asfaltimin e rrugëve të Shqipërisë. Ne në investimet tona do bëjmë që çdo shtëpi të ketë ujin brenda”.
Sipas shefit te ekzekutivit, ne këto katër vjet qeverisja e djathte beri realitet premtimet e saj, duke nisur nga rritja e pagave dhe pensioneve, investimet ne infrastrukture, shkolla apo ujësjellës, anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat ne BE. Për numrin një të ekzekutivit ne vitin e pare te mandatit te dyte qeveria do te beje realitet një tjetër ëndërr te shqiptareve, atë te liberalizimit te vizave.
Sali Berisha: “Gjatë vitit të parë të mandatit të dytë do të ketë liberalizimin e plotë të vizave. Qytetarët e saj do të lëvizin në mbarë Evropën./tvklan.al