Për shkak te rëndësisë qe i ka kushtuar ndërtimit te gjithë infrastrukturës rrugore ne vend, kryeministri Sali Berisha ka prere shiritin e një tjetër investimi ne rruge.

Projekti parashikon te lidhe rrethin e Matit me atë te Dibrës si dhe te lehtësoje ndjeshëm lidhjen e komunave te zonës me tregun. 

Loti i pare i kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 km kushton 47 mln leke dhe sipas parashikimeve kontraktuale duhet te përfundojë ne 60 dite.

Kryeministri Sali Berisha garantoi banoret e zonës se ky, nuk është projekti i vetëm i qeverise ne infrastrukturën rrugore.

Sali Berisha: “Dua t’ju garantoj se, sapo të përfundojë projekti i rrugës Rrëshen-Klos, edhe ajo rrugë do të fillojë në të gjithë trajektoren e saj.”

Këtu kryetari i qeverise sulmoi rivalin e tij politik kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Berisha përmendi  qëndrimet e Ramës mbi projekte te rëndësishme te infrastrukturës rrugore siç është rruga Durrës-Morine, qëndrime qe kryeministri i cilësoi kundër zhvillimit.

Sali Berisha: “Matjanët dhe shqiptarët votuan për projektin evropian, votuan për projektin për Matin evropian, për Shqipërinë evropiane, por dhe i dhanë ndëshkimin e merituar alternativës së bazuar në shpifje, trillime, mashtrime, armiqësi e hapur ndaj korridorit të kombit, armiqësi e hapur ndaj zhvillimit të vendit. Një ditë dilej kundër rrugës, kundër korridorit të kombit, nesër ju garantoj se do të sulmojë rrugën e Arbrit, të cilën do ta ndërtojmë me shpejtësinë më të madhe.”

Gjate fjalimit te tij kryeministri Berisha i ktheu përgjigje akuzave te kryetarit te PS Rama,  referuar dhe disa vendimeve te marra ne mbledhjen me te fundit te KRTRSH.

Sali Berisha: “Dje u ngritën kundër investimeve në turizëm, kundër investimeve në energji. Ne do të vazhdojmë, do ndërtojmë Shqipërinë turistike. Ne do të vazhdojmë do shndërrojmë Shqipërinë në superfuqi energjetike rajonale. Ne do të vazhdojmë të garantojmë furnizimin me ujë 24 orë të të gjitha familjeve shqiptare. Ne do të vazhdojmë revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një vend ndër më të zhvilluarit në rajon dhe më gjerë. Ndaj edhe në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Të humbur janë vetëm ata, të cilët nuk kanë asnjë interes kombëtar, nuk kanë asnjë interes social, nuk kanë asnjë interes familjar, përveç interesave vetjake dhe klaneve mafioze, me të cilat janë të lidhur. Me ata do merret ligji.”

Ne përfundim te fjalimit te tij kryeministri Berisha theksoi se qeveria qe drejton do te financoje çdo projekt qe garanton zhvillimin e kësaj zone./tvklan.al