Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD, Sali Berisha, beri publike mbrëmë ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu, detaje te arritjes se marrëveshjes me LSI për qeverisjen e ardhshme, tentativat e Ramës për te bashkëqeverisur me Berishën, komentet e tij për standardet e zgjedhjeve, prioritetet e 4 viteve te ardhshme te qeverise se integrimit etj.
Kreu i qeverise tha se Edi Rama i ka kërkuar atij te bashkëqeverisë, duke i ofruar deputete nga radhët e PS për te formuar një qeveri me baze te gjere. Ne te kundërt, nëse PD do te formonte qeveri me LSI, Rama nuk do te njihte zgjedhjet dhe do te organizonte protesta ne rruge.
Sali Berisha: “Do të ishte gabimi më i madh po të shkoje tek koalicioni i madh, sepse do lije vendin pa opozitë. Katër deputetë nuk mund të konsiderosh në opozitë. Sapo unë u drejtova në mënyrë transparente drejt zotit Meta partia zoti Rama bëri çdo përpjekje për të mos lejuar një koalicion të tillë. Së pari ofroi me kërcënim koalicionin me emisarët e tij që ose koalicion ose s’do njohim rezultatin, do dalim në rrugë.”
Duke shpjeguar arsyet qe çuan ne një qeveri integrimi me LSI, Berisha tha se ky ishte një bashkëpunim i diktuar nga vota e shqiptareve.
Sali Berisha: “Në qoftë se unë ftoj një forcë politike për bashkëpunim nuk e bëj kurrë atë me dy mendje. E veçantë e këtij bashkëpunimi është se në mënyrë absolute janë diskutuar edhe trajtuar çështjet programore si integrimi, punësimi dhe probleme të tjera.”
Berisha u shpreh se Rama e ka te vështirë qe ta pranoje humbjen, ndaj dhe krijon edhe alibira si ai i mandatit te fierit ne KQZ. Sipas Berishës, Rama mund te krijonte një standard te ri ne politiken shqiptare duke i uruar Berishës fitoren.
Te njëjtën gjë, tha ai, do te beja dhe unë, e madje do te kisha dhënë dorëheqje nga jeta politike.
Sali Berisha: “Në rast se do të jetë unë që të më takonte ta telefonoj unë do i telefonoj kundërshtarit tim, ta uroj. Humbi rastin sepse do vendoste një standard. Po të qëndrojë si Kostandin në politikë le të qëndrojë, po ai tani i humbur është. Ai të bëjë ç’të dojë se për mua s’ka rëndësi fare”.
Blendi Fevziu: “Dhe ai pretendon që rezultati ka qenë i deformuar.”
Sali Berisha: “Më fal një minutë të lutem, nuk është, vendimi i tij nuk është çështja e agjendës sime, por standardi është standard, problemi i tyre. Paraardhësi i tij vendosi një standard. E vendosi atë, e vendosi.”
Lidhur me koalicionin PD-LSI, Berisha tha se ai do te ngrihet mbi baza te qëndrueshme dhe bazohet ne bashkëpunimin 4-vjeçar për zhvillimet kryesore ne vend, si zgjedhjet lokale, ndryshimi i kodit te zgjedhjeve, etj.
Sali Berisha: “Por, është një domosdoshmëri që zgjedhësit shqiptarë të shohin që nuk janë gjërat e ndara me thikë, pra ky koalicion ka disa merita dhe këto zgjedhje kanë disa merita sepse diktojnë tek koalicioni dhe se ai ishte pa asnjë lloj diskutimi forca e tretë politike. Jam përpjekur në çdo dy ditë nëpërmjet ndërmjetësit tim, nëpërmjet të tjerëve të tretë, nëpërmjet faktorit diplomatik që i thonin mos të vepronte në këtë mënyrë. Nuk pranonte kurrsesi. Kur nisi greva e urisë u zhduk nuk fliste. Unë në mënyrë të përsëritur kërkova që të bëhej marrëveshja”.
Nder prioritetet me te rëndësishme te qeverise se re, Berisha përmendi integrimin, lëvizjen e lire te qytetareve ne Evrope brenda vitit te pare te mandatit te dyte, punësimin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërtimin e një infrastrukture moderne etj.
Shefi i qeverise u ndal veçanërisht ne çështjen e Unazës se Madhe te Tiranës, një vepër qe do te kushtoje 400 milionë euro dhe qe do te ndërtohet nga qeveria.
Sali Berisha: “Unaza e Madhe e Tiranës është një nga veprat më të kushtueshme të vendit dhe Unazën e Madhe të Tiranës sikur të merren së bashku bashkia e Tiranës, e Durrësit, e Shkodrës, e Vlorës, e Fierit nuk e bëjnë dot. Nuk ka asnjë lloj kapaciteti. Zoti Rama mund të investojë në rrugë, në rrugica, në një kilometër, në këto, por ai është investim që se realizon dot kurrë ai. Sigurisht që ajo do shpallet rrugë kombëtare dhe sigurisht…”.
Blendi Fevziu: “Pra, do ta ndërtoni ju?”
Sali Berisha: “Po sigurisht do ta ndërtojmë ne atë”.
Kryeministri foli edhe për rolin e prokurorisë, duke shtuar se kryeprokurorja Ina Rama, u përfshi ne fushatën elektorale duke mbajtur peng dy dosjet, atë te rrugës Durrës-Kukës dhe te zotit Mediu për çështjen e Gërdecit./tvklan.al