Sali Berisha: “Zoti Valesa ju përshëndes me shprehjen më të dashur për mua, e cila është një fjalë shqiptare, tradicionale: Tungjatjeta, që në shqip do të thotë jetë e gjatë. Zoti president, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve në Qershor dhe unë bëj një premtim solemn për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ju, parti të PPE, të dërgoni vëzhgues. Shqiptarët kanë nevojë të domosdoshme për zgjedhje të lira e të ndershme për të lënë pas grindjet për zgjedhjet. Po ashtu, ndonëse jam i vendosur të pranoj dhe respektoj çdo vendim të kombit tim. Unë kam kënaqësinë t’ju informoj se ne do t’i fitojmë këto zgjedhje sepse ata e dinë që vota majtas do të thotë të votosh për mure dhe ata nuk do të votojnë për mure.”/tvklan.al