Kryeministri Berisha po marr pjesë në forumin ekonomik botëror që po zhvillohet në Stamboll me ftesë të themeluesit dhe presidentit të këtij forumi, Klaus Schwab.
Gjatë qëndrimit dy ditor në Stamboll kryeministri do të ketë takime, ndër të tjera, me kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan, me kryeministrin e Pakistanit, me presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ndërsa gjate paradites është takuar me z.Schwab duke e njohur atë me reformat e ndërmarra në mbështetje të biznesit vendas, por edhe për investitorët e huaj, nisma të cilat së bashku me vendosmërinë e lidershipit të qeverisë shqiptare për të ndryshuar klimën e biznesit në vend dhe arritjet e luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar janë vlerësuar së tepërmi nga z. Schwab.
Ai shprehu gjithashtu edhe vlerësimin maksimal për faktin se në të gjitha aspektet e zhvillimit, qeveria shqiptare po adopton praktikat më të mira nga gjitha vendet.
Berisha dhe Schwab folën edhe për projektet e Shqipërisë për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha energjetike që ka vendi, realizimi i të cilave do ta kthejnë vendin tonë në një eksportuese të energjisë në rajon e më gjerë./tvklan.al