Kryeministri Berisha ka kërkuar mbështetjen e sektorit privat për të përballuar kërkesat e të rinjve të sapo diplomuar për punësim. Së bashku me zëvendëskryeministrin e ri Genc Pollo, i cili është shfaqur për herë të fundit si kreu i ministrisë së Arsimit, Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të këshillit të fakultetit për studime të integruara me praktikën, fakulteti i hapur vetëm një muaj më parë në universitetin e Durrësit me vendim të qeverisë.
Sali Berisha: “Në duhet të bëjmë që tregu të afrohet, tregu të penetrojë dhe unë ju siguroj ju se rritja e pjesëmarrjes së sektorit privat, shndërrimi i rolit të sektorit privat në rol kryesor. Për zhvillimin e arsimit do të jetë një nga drejtimet e ardhshme më kryesore të punës së qeverisë.”
Ky fakultet do të ofrojë arsim universitar të integruar pe praktikën profesionale drejtpërdrejt në sipërmarrje. Në degë si menaxhimi i bankave, menaxhimi i hoteleri-turizmit dhe menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Por kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe interesit të mediave në lidhje me debatin e hapur në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, për shkak të vendimit të senatit të universitetit për të ndryshuar emrin e tij.
Sali Berisha: “Këshilli i ministrave nuk ka asnjë vendim dhe nuk besoj se këshilli i ministrave nuk ka ndërmend të ndërmarrë një vendim ti tillë. Të gjitha universitetit ma kanë ngritur këtë shqetësim, qarqet akademike se të gjitha universitetet janë emërtuar me personalitete. Mendoj se “Ismail Qemali” është themelues i këtij shteti dhe po të ishte se universitetet emëroheshin me persona duhet të ishte i pari në listë edhe është i pari në listë. Kështu që nuk do të ndërhyjë qeveria në këtë çështje. Nuk mund të them tani se qeveria do tu imponojë emrat universiteteve./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka