Sali Berisha: “Propozimi im për angazhimin e 100 prokurorëve me mandat të plotë për transparencë në çdo qelizë, skutë, proces, fletë votimi të procesit zgjedhor. Angazhimi i një buxheti të mjaftueshëm për ta përmbushur këtë detyrë plotësisht mendoj se është zgjidhja totale e problemit në rast se kërkohet transparenca. Refuzimi i tyre dëshmon se ka vetëm zero fakte. Komisioni i jep fakte prokurorëve dhe unë premtova 100, pse 100? Në mënyrë që të mos ketë vonesa në proces. Imagjino në qoftë se zoti Rama ka 100 fakte kur 100 prokurorë fillojnë njëherazi hetimin e tyre me një shpejtësi pra shuam më të madhe se sa çdo mund ta bënin 15 anëtarë komisioni me një kompetencë dhe profesionalizëm shumë më të madh, por dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit që përcakton ndarjen e pushteteve si një nga 2-3 shtyllat themelore të sistemit demokratik. Në respekt të plotë të gjykatës Kushtetutës, të cilat nuk i lejojnë politikanëve të marrin në dorë kompetenca të pushtetit gjyqësor.”/tvklan.al