Pas vendimit të qeverisë për të mos lejuar që pas 1 Janarit të 2009-tës të ketë prokurime të tjera përveç atyre elektronike Instituti për Trajnime u tha administratës publike ka ndërmarrë kurse trajnimi për drejtuesit dhe punonjësit e administratës lokale për t’u familjarizuar në këtë mënyrë me procedurat e prokurimeve elektronike.

Këto të fundit sipas kryeministrit Berisha, i cili ka marrë pjesë në çeljen e këtij trajnimi dymujor, janë e vetmja mënyrë për përdorimin sa më transparent të parave të taksapaguesve shqiptarë.

Sali Berisha: “Prokurimeve elektronike jep përgjigjen më të mirë klientelës. Zhduk klientelën, që është një faktor shumë i dëmshëm në të gjitha aspektet. Vërtet kemi bërë dhe po procedojmë me një reformë të thellë në prokurimet publike. Taksat dhe tatimet në regjistrimin e biznesit, licencat dhe lejet, me procedura dhe reforma. Ne po luftojmë korrupsionin aty ku i ka shtretërit më të mëdhenj”.

Projekti për digjitalizimin e procedurave të prokurimeve publike financohet nga qeveria amerikane në kuadër të pragut të mijëvjeçarit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka