Ka preferuar Shqipërinë për të kaluar pushimet dy herë fituese e festivalit të Sanremos, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Ana Oxa. Një tjetër dëshmi e lidhjes së artistes me vendin e saj të origjinës. Mbrëmjen e shkuar për të është rezervuar dhe një darkë nga kreu i qeverisë zoti Berisha, një takim miqësorë në vilën 31, nënë shoqërinë e producentit Ardit Gjebrea, bashkëshortes së tij dhe zonjës Berisha.
Ashtu si gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, artistja emri i vërtetë i së cilës është Ilirjana Hoxha. Edhe në këtë darkë të veçantë shoqërohej nga dy fëmijët e saj vajza Françeska dhe djali që mban emrin e gjyshit Qazim.
Gjatë bisedës me kryeministrin shqiptarë dhe bashkëshorten e tij Oxa shprehu vlerësimet maksimale për punën e kreut të qeverisë për të ndryshuar vendin, ndryshim rrënjësorë për të cilën ajo u shpreh se e konstatojë gjatë kësaj vizite, krahasuar me vizitën e saj të fundit në vendin tonë.
Oxa tha se këto ndryshime e gëzonin pa masë duke qenë se e konsideronte dhe e donte Shqipërinë, si vendin e saj. Ajo tha se ndryshimin dhe zhvillimin e Shqipërisë në vitet e fundit e gjente të pasqyruar dhe në zhvillimin e kulturës, spektaklit të botës muzikore në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët.
Mikpritësit e këngëtares së famshme italiane ishin çifti Ardit dhe Anila Gjebrea të cilët nuk kishin si të mungonin në këtë darkë miqësore me kryeministrin Berisha, i cili nga ana e tij ka shprehur dhe njëherë mbështetje dhe simpatinë e veçantë për artistët shqiptarë. Veçanërisht për ata që kanë pushtuar skenat ndërkombëtare por pa mohuar origjinën nga Shqipëria./tvklan.al