Kryeministri Fatos Nano i premtojë mbështetje përfaqsuesve të biznesit në Shqipëri.
Fatos Nano: “Nuk mund të mos pra cikli ndaj luftës së klientelizmit politik që përpiqet të penetrrojë në komunitetin sipërmarrës me luftën ndaj informalitetit të trregjeve që e bëjnë të pamundur të lexohen lëvizjet e parave në drejtim të politikës dhe administrimit publik. Unë dua t’ju përgëzoj dhe t’ju siguroj mbështetje të vazhdueshme veçanërisht për faktin që keni rritur në parametra të pajtueshëm me zhvillimin global në tërësi, aftësitë menaxheriale”.
Në takimin që pati me ta kreu i qeverisë u shpreh i kënaqur me arrtijet e biznesit në vend dhe veçanërisht me rritjen e interesit të të huajve për të investuar këtu. Sipas zotit Nano ka marrë fund konkurenca e pandershme.
Fatos Nano: “Jam i bindur që ju nuk keni më frikë supstance nga konkurenca e pandershme, sidomos e klientelave me suport politik, sepse qeveria e ka eleminuar tashmë këtë vektor nga trregu”.
Pas këtij takimi u çel në Pallatin e Kongreseve në prani edhe të kryeministrit Fatos Nano panairi i përvitshmë i organizuar nga Klik Ekspo Group. Këtu do të paraqesin prodhimet dhe shërbimet e tyre rreth 600 firma të huaja dhe vendasa. Panairi që pati që në ditën e tij të parë një numër mjaft të madh vizitorësh, do të jetë i hapur deri në datën 30 Nëntor./tvklan.al