Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryeministri Meta ka pritur në zyrën e tij ministrin e jashtëm jugosllav Goran Svillanoviç. Meta shprehu kënaqësinë, që priti në Tiranë ministrin e jashtëm jugosllav, sipas tij, shenjë kjo që tregon ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në rajonin tonë, ku të gjitha vendet tashmë kanë qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Meta e Svillanoviç, shprehën kënaqësinë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ranë dakord për nevojën e konkretizimit të tyre. Ata u shprehën për ndërtimin e marrëdhënieve konkrete në interes të përbashkët, si dhe folën për ndërmarrjen e hapave të tjerë për lirimin e të burgosurve shqiptar të mbetur në burgjet e Jugosllavisë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego