Do të jem i hapur përpara strukturave socialiste për kontrollin e realizimit të programit të Qeverisë. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Meta në një takim me krerët socialistë Nano, Dokle e Gramoz Ruçi. Më shumë se institucional ky takim është politik dhe moral tha Meta. Pasi ka falenderuar për votimet e socialistëve si dhe deputetët për votimin unanim, Meta tha se detyrimet ndaj Partisë Socialiste, fillojnë sot. Angazhimet e mia tha Meta nuk do të ngadalësohen përkundrazi do të përshpejtohen duke arritur reformat për stabilizimin e vendit.
Ai ka theksuar bashkëpunimin me grupin parlamentar për të përshpejtuar kështu edhe bërjen edhe miratimin e ligjeve. Brenda një kohe shumë të shkurtër tha ai duhet të tregojmë se ne socialistët i mbajmë premtimet. Duke mbështetur angazhimet e Metës, kryesocialisti Nano hodhi idenë e krijimit të tryezave ku të sinjalizohet bashkëpunimet me partitë e koalicionit në funskion të pjesëmarjes së tyre në qeverisje.
Në marrëdhëniet me opozitën Nano u shpreh se duhet t’i paraqesim asaj jo vetëm kërkesa për bashkëpunim por edhe programe të ballafaqimit të alternativave. Unë tha Meta vazhdoj të jem i hapur me opozitën jo vetëm prej bindjeve të mia por edhe për detyrimet për Kushtetutën. Meta theksoi se demokracia nuk bëhet në rrugë por në institucione./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego