Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeministri Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës lordin Rusell Johnson. Në qendër të bisedimeve ka qenë problemi i zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, ku kryeministri Meta tha, që qeveria shqiptare po synon që në këto zgjedhje të shënohet një nivel i ri në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Nga ana e tij lordi Johnson tha, se vërej përmirësime të mëdha në KQZ dhe shpreh bindjet se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të rregullta./tvklan.al