Lajme Arkiva 2003
Të shtunën në orën 10:00 kryeministri i Shqipërisë do të paraqesë në grupin parlamentar emrat e rinj që do të gëzojnë 6 portofolet ministrore, pas largimit të ministrave meta dhe Rama, Ministria r Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme është drejtuar me zëvendës ministra, duke shkaktuar krizë qeverisëse sipas opozitës.
Ndërkohë që një pjesë e deputetëve socialistë që rrëzuan dy herë n kuvend propozimet e kryetarit të qeverisë, kërkuan rikompozim të qeverisë dhe largimin e kryeministrit Fatos Nano.
Shefi i ekzekutivit e refuzoi një gjë të tillë duke pranuar vetëm ndryshime në 4 ministritë që kryesia e Partisë Socialiste konsideroi se kanë nevojë për ndërhyrje.
Flitet për Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, e cila drejtohet aktualisht nga ministri Ben Blushi, Ministria e Rregullim Territorit dhe Turizmit, drejtuar nga Besnik Dervishi, Ministria e Shëndetësisë drejtuar nga Mustafa Xhani dhe Ministria e Kulturës drejtuar nga arta Dade.
Edhe pse qarkullojnë komente se një gjë e tillë është taktikë e kryetarit të partisë, Nano për të fituar kohë deri në Kongresin Socialist të 12 dhjetorit.
Emrat e rinj do të përzgjidhen nga përbërja e grupit socialistë edhe pse aleatët kanë takuar në takimin me presidentin e republikës një ditë më parë që të përfaqësohen edhe ata në kabinetin qeverisës.
Nuk dihet ende nëse ligjvënësit socialist do të miratojnë ndryshimet në qeveri, Partia Socialiste i ka bërë thirrje përmes sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi të gjithë spektrit politik përfshirë këtu edhe opozitën që të mos rrëzojnë vendimet më të rëndësishme për mbarëvajtjen e qeverisjes në vend dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Republikës është i vetmi që ka deklaruar votën e tij. Ai ka pranuar se nuk do të pranojë të dekretojë asnjë emër të propozuar nga kryeministri Nano nëse është përfolur më parë prej tij si i inkriminuar apo i lidhur me trafiqe.
Po kështu numri 1 i shtetit shqiptar nuk do të pranoj riciklimin e tre emrave që nuk morën votat e nevojshme në kuvend, si Marko Bello, Fatmir Xhafa dhe Namik Dokle./tvklan.al