Lajme Arkiva 2003

Menjëherë pas kthimit nga turi një javor në Evropë kryeministri Nano takoi të gjithë drejtuesit  hallkave të rendit dhe të sigurisë në vend. Në takimin me prokurorin e përgjithshëm Ministrin e Drejtësisë, drejtorin e shërbimit informativ shtetërore si edhe zëvendës Ministren e Rendit u diskutuar gjerësisht çështjet që lidhen me sigurinë e rendit publik në Shqipëri pas akteve terroriste që ndodhën në Shqipëri.

Pjesëmarrësit në takime siguruan kryeministrin që situata në territorin shqiptar është nën kontrollin e organeve të specializuara të luftës kundër krimit dhe kjo gjë dëshmohet edhe nga operacionet e ditëve të fundit për kapjen e autorëve të veprave penale.

Kryeministri duke shprehur mbështetjen e plotë për veprimet e deri tanishme të policisë kërkoi që policia kriminale të jetë shumë më e vëmendshme në marrjen e masave parandaluese të krimit si dh enë goditjen e kapjen e autorëve. Thellimi e masave ndaj elementëve të inkriminuar dhe të paaftë në radhët e policisë, forcimin e aftësisë provuese të provave penale si dhe forcimin e kontrollit kufitar.

Ndërsa për kryetari e SHISH-it, kryeministri kërkoi informacione të sakta për marrjen e informacioneve kriminalë dhe bashkëveprimin efikas me policinë e shtetit. Bashkëpunim shumë më të mirë me partnerët rajonal dhe euroatlantik disa prej të cilëve kanë informacion adekuat.

Ministrit të Drejtësisë i është kërkuar të forcojë masa nëpër burgje dhe në lëvizjen e të paraburgosurve, evidentimin e punës të të gjithë gjyqtarëve që gjykojnë çështje të rëndësishme si dhe për shpejtimin e fillimit të punës të gjykatës së krimeve të rënda./tvklan.al