Kryeministri i vendit Edi Rama do të jetë mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në Tv Klan, në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Nga ngjarjet e ndodhura së fundmi, raporti i SPAK, tensionet në Kuvend, arrestimet politike tek skemat e pensioneve dhe gjithçka tjetër lidhet me vitin zgjedhor që kemi përpara.

Sonte në ora 21:00 në emisionin Opinion, në Tv Klan!


Prezencën e tij sonte në “Opinon” e ka konfirmuar dhe vetë Rama.

“SONTE për Shqipërinë 2030 në BE, negociatat, ekonominë, pensionet dhe çfarëdo tjetër do të pyesë Blendi Fevziu, që si gjithnjë ç’nuk do të pyesë, po ishallah më le të flas edhe për sa më lart që u intereson të gjithëve”, shkruan kreu i qeverisë në Instagramin e tij.

/tvklan.al