Sali Berisha: “Prilli i vitit 2009 është prilli që ndau historinë.”

Në këtë mënyrë kryeministri ka prezantuar, arritjet e vendit  të cilat vetëm në një muaj shënuan mbërritje në dy objektiva të rëndësishëm NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE. I sapo kthyer nga Praga e Varshava, ajo çfarë theksoi kryeministri ishte mbështetja e fortë ndërkombëtare për reformat e qeverisë. Reforma që shembën mure e kapën horizonte siç dhe u shpreh Berisha.

Sali Berisha: “Muret që shembën të krimit të korrupsionit, horizontet që kapëm. Kapëm horizontin e NATO-s u ngjitëm aty, kapëm horizontin e kandidimit për në BE dhe mbetet të kapim horizontin tjetër të anëtarësimit të plotë.”

I ftuar për të mbajtur një ndër fjalimet kryesore në kongresin e Partive Popullore Europiane në Varshavë, ndër të tjera kryeministri përcolli për mediat mesazhin që dha për Shqipërinë ky organizim i madh politik.

Sali Berisha: “U përpoqa në atë fjalë të jem interpret besnik i ndjenjave të shqiptarëve dhe kjo bëri që fjala të pritjet vërtetë jashtëzakonisht mirë. PPE është e sigurt në fitoren e PD të Shqipërisë, mesi pret që të vazhdojë mbështetjen e plotë dhe totale për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

Në përgjigje të interesit të medias, kryeministri do shprehej dhe mbi vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës.

Sali Berisha: “Armiqtë e rrugës po shkojnë drejt fundit, drita në tunel së shpejti do të dalë dhe rruga po përfundon.”

Marrëveshja me Greqinë për delimitimin e shelfit kontinental thënë ndryshe ndarja e ujërave detare mes dy vendeve ishte  gjithashtu në interesin mediatik.  Kryeministri tha se flota jonë detare ka përdorur hartë shqiptarë për të përligjur marrëveshjen dhe se çdo arsyetim tjetër është trillim.

Sali Berisha: “Pala shqiptare ka përdorur hartën e marinës së republikës së Shqipërisë. Është përdorur konventa ndërkombëtare e detit, e sugjeruar kjo nga miqtë tanë më të mirë do dokument bazë për zgjidhjen e problemit. Se kush ju jep ju një grusht parash si media për të shpifur e trilluar dhe për të dezinformuar shqiptarët, se qenka përdorur harta greke për bazë, kjo është punë e juaja. Por mirë nuk bëni sepse aty ka një hartë, ka një hartë shqiptare dhe në qoftë se jeni të interesuar shkoni në flotë dhe merrni hartën, komandanti i flotës ka dal me hartën shqiptare, pala greke ka përdorur hartën greke sepse pala greke nuk mund të përdorë hartën shqiptare, por koordinatat se si maten koordinatat ka një praktikë shumë të njohur.”

Marrëveshjen me opozitën për letërnjoftimet e reja, të cilat për shtetasit që nuk kanë pasaportë do të kushtojnë vetëm 2 mijë lekë të vjetra, qeveria e ka shndërruar në vendim. Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për të futur në listën e personave pa pasaportë të gjithë shtetasit të cilët nga opozita identifikohen si të tillë.

Sali Berisha: “Jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja. Opozita ka propozuar në rast se ka persona të cilët nuk kanë pasaportë, por nuk figurojnë as në lista, unë i jam shumë mirënjohës opozitës të gjej secilin prej tyre. Do isha jashtëzakonisht i kënaqur që ata marrin përsipër dhe jam gati të bashkëpunoj me ta në këtë fushë  për të gjet kujt i ka ngelur emri jashtë listave. Vendimi po bëhet, u pranua ti shtohen disa kategori, por brenda 700 e sa mijë se nuk shkojnë më shumë. Qëllimi ynë është që çdo qytetar që do të votojë, të votojë.”

Në 1 maj ditën e punëtoreve kryeministri rifreskoi memorien e qytetarëve mbi vendimin e qeverise për të rritur pagat dhe pensionet. Plot 170 mijë pensionistë fitojnë nga ky vendim të cilët tashmë do të marrin një pension dyfish më të lartë se në 2005. Po kështu buxhetorët krahasuar me vitin 2005 do të kenë një pagë 68% më të lartë, rritja kjo më e lartë e bërë në katër vite nga çdo qeveri në Europë. Por prioritet i qeverisë mbetet punësimi. …/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi