Kryeministri Sali Berisha në kuadër të turit “Shqipëria në NATO” ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës dhe zonën përreth. Ai është ndalur fillimisht në fshatin Fitore ku ka inauguruar përfundimin e rrugës që lidh këtë zonë me komunën Bishan.
Më pas kreu i qeverisë përuroi fabrikën e përpunimit të lëngjeve në fshatin Panaja, një investim me një vlerë prej 14 milion eurosh.
Sali Berisha: “Qeveria 2 ditë më parë miratoi në këshillin e ministrave një projekt, të cilin një grup biznesmenësh vlonjatë në konsultim me autoritetet vendore kishin hartuar për krijimin e parkut industrial në Vlorë. Ai është një projekt jashtëzakonisht i dobishëm dhe që do të nisë punën me shpejtësi. Një projekt që i jep Vlorës një zhvillim të fuqishëm.”
Më tej kryeministri përuroi nënstacioni elektrik të Babicës me fuqi 220 kilovolt, një investim me vlerë 25 milionë euro. Në kuadër të përurimit të veprave energjetike kryeministri inspektoi ecurinë e punimeve në TEC-in e Vlorës, ku ka theksuar se së një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për jugun e vendit do të fillojë së shpejti.
Sali Berisha: “Ky do të jetë objekti i vetëm energjetik që ndërtohet në këtë qytet, i vetëm. Të gjitha ofertat e tjera nga ato që janë spostuar në Seman, tek e fundit e ENEL-it, tek të gjitha i kemi spostuar në Porto Romano dhe Vlora nuk do të ketë përveç këtij termocentrali që e ka jetik të domosdoshëm.”
Në qytetin e Vlorës kryeministri ka inauguruar ujësjellësin e ri të qytetit, një projekt holandez i bashkë financuar nga qeveria shqiptare. Në prani edhe të ministrit të Punëve Publike Sokol Olldashi shefi i qeverisë premtoi rritjen e ndjeshme të investimeve për zonën e bregdetit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Hila