Sali Berisha: “Një trillim fund e kry. Trillim i Edi Ramës kur as kam kërkuar, as se kam ndërmend me kërkue. Më lejoni të garantoj zotin Edvin Rama, të garantoj çdo qytetar shqiptar se fushata e ardhshme elektorale, fushata e ardhshme elektorale qeveria do t’i kërkojë OSBE-së të dyfishojë monitorimin. Do të ftoj Këshillin e Evropës, parlamentin evropian, do të ftoj institutin demokratik dhe republikanë amerikanë, do të ftoj të gjitha…organizmat, institucionet që monitorojnë zgjedhjet. Kjo është detyra ime, por unë Edi Ramën nga Rustem Muratët nuk e shpëtoj dot. S’ka asnjë shqetësim të tillë. S’ekziston asnjë shqetësim, s’ka. Ai ligj, ai draft ka gjashtë muaj që po punohet, të sqaroji ministri dje, me përfaqësues të ministrisë, prokurorisë, të shoqërisë civile, të OPTAD-it dhe të Uraliusit dhe mund të jetë, mund të ketë dhe të tjerë. Ai është në fazë debati, diskutimi. Natyrisht ligji do të jetë, qeveria nuk përdor. Qeveria do të punojë për që këto ligje të jenë të përbashkëta me opozitën, siç bëmë me ligjin e drejtësisë, do bëjmë dhe me këtë, do bëjmë dhe me ligjet kryesore. Unë pavarësisht se 84-shi mund të realizohet, por unë nuk e gjykoj që ne duhet të ecim me 84-tën. Ne duhet të ecim me konsensus. Me zotin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës, me zotin Shpëtim Gjika, kryetarin e bashkisë së Vlorës, me të gjithë bashkiaket dhe komunarët e Shqipërisë. Kam patur dhe do të kem sa herë, sa kohë që të jem në pushtet një bashkëpunim në interes të qytetarëve, thellësisht transparent dhe në këtë kuadër ke dëgjuar ti ndonjëherë ndonjë bllokim buxheti nga këshilltarët e PD-së? Kategorikisht. Kanë detyrë të mbikëqyrin, por jo të bllokojnë. Kanë detyrë të, aty ku janë në opozitë, se janë në opozitë disa, kështu që ky është bashkëpunimi. Së dyti nuk ka dyshim që për çështjet madhore të integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, zoti Rama, partia e tij kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që të procedojnë me reforma dhe unë këtu kam vlerësimin tim të palëkundur. Miratuam reformën e gjyqësorit, miratuam ndryshimet historike kushtetuese me konsensus, miratuam rregulloren e parlamentit me konsensus dhe që këto janë hapa të mëdha që nuk janë të shumta vendet që arrijnë t’i bëjnë bashkërisht. Jam i bindur se do miratojmë kodin zgjedhor në afatin më të afërt. Do miratojmë ligje të tjera të drejtësisë pavarësisht se i harton qeveria. Ato do të jenë që të gjitha fryt i një diskutimi dhe një bashkëpunimi me opozitën”./tvklan.al