Gazetarja: I keni humbur miqtë në ambasadën amerikane?

Sali Berisha: “Absolutisht asnjë. As edhe një, përkundrazi. Miqtë po shtohen çdo ditë e më shumë. Kjo është e sigurt. Debatet që janë debate dhe janë konstante e demokracisë, por standardet janë standarde dhe për këto kjo qeveri është e vendosur që shqiptarët të gëzojnë standardet më të mira demokratike. Gjithçka që bëjmë ne, gjithçka që bëjmë ne e bëjmë për të arritur standarde demokratike. Debatet janë një konstante e pandryshueshme e një shoqërie të lirë. Standardi ka qenë qëllim dhe është qëllim madhor i kësaj qeverie që në çdo gjë të ketë standarde demokratike. Shqipëria jam i sigurt që po bën edhe do të bëjë hapa para. Ka debate për probleme të ndryshme, të cilat pati ta marrin, pati debat dhe përplasje për gjyqtarët, por solli një procedurë siç jua paralajmërova, një procedurë bilaterale më transparente dhe Shqipëria votoi si një nga parlamentet, për mendimin tim, më të mira. Futi seancën e dëgjimit, presidenti bëri hapat e tij, futi dhe ai një proces transparent para qytetarëve sesi përzgjidhet. Pra unë mendoj se Shqipëria do të vlerësohet nga standardet”./tvklan.al