Lajme Arkiva 2003
Kryeministria ka rikthyer në Prokurori kërkesat për hetim ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi. Në nëntorin e vitit që shkoi Këshilli i Ministrave depozitoi pranë organit të akuzës disa fashikuj në lidhje me përdorimin e fondit rezervë të SHIK-ut ku pretendohej se nga Klosi dhe dy drejtorë në varësi të tij ishin shpërdoruar këto fonde.
Pas një verifikimi të bërë në bazë të dokumentacionit të dhënë nga qeveria organi i akuzës deklaroi pas dy muajsh se provat e paraqitura nuk vërtetonin faktin se në Shërbimin Informativ Shtetëror në kohën që drejtonte Klosi të jetë abuzuar me fondin rezervë.
Për këtë prokuroria ju drejtua sërish Këshillit të Ministrave pasi pa që depoziton kërkesën për hetim duke kërkuar të tjera të dhëna për të vërtetuar shkeljet. Menjëherë pas kësaj kryeministria ka përcjellë sërish pranë organit të akuzës së rrethit disa fashikuj të tjerë që përbëjnë sërish kallëzim për shpërdorim fondesh.
Kësaj radhe objekt janë tre tendera të realizuar në kohë të ndryshme gjatë qëndrimit të kosit në kohë të ndryshme. Fashikujt shtesë janë depozituar në organin e akuzës në 24 orët e fundit dhe do t’i nënshtrohen një shqyrtimi paraprak nga prokurori i çështjes dhe ekspertë ekonomik, për të përcaktuar nëse është konsumuar vepra e shpërdorimit të detyrës për tre tenderat në fjalë./tvklan.al