Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonik me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë paradites së sotme.
Zyra e Kryeministrit nuk jep asnjë detaj për përmbajtjen e këtij komunikimi por ai që e njofton është vetë kryediplomati grek.
Në Twitter ai shkruan se kanë biseduar me Ramën për zhvillimet më të fundit rajonale por pa specifikuar asnjë nga çështjet që kanë marrë vëmendjen e tyre në këtë komunikim.
Dendias e vizitoi Tiranën në 20 Tetor ku pas takimit me Kryeministrin Rama, në atë kohë edhe ministër i Jashtëm, lajmëruan se kanë rënë dakort se për çështjen e marrëveshjes së detit t’i drejtohet Gjykatës së Hagës.
Tv Klan