Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i është nënshtruar operacionit urgjent pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas shtypit grek, Janullatos iu nënshtrua menjëherë operacionit në Spitalin e Athinës për shkak të hemorragjisë në stomak.

Krypeshkopi u intubua ditën e sotme pas përkeqësimit të gjendjes, por për shkak të gjakderdhjes mjekët vendosën ta fusnin në sallën e operacionit.

Që prej të premtes së kaluar, Janullatos ndodhet në spitalin “Evangjelismos” në Athinë pasi u transferua nga Tirana me aeroplan.

Për herë të parë u shtrua në spital në Tiranë më 30 Dhjetor për shkak të një virusi sezonal.

Gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas transferimit në Athinë ditët e para, por më pas u përkeqësua.

Orët e fundit, gjendja e Janullatos konsiderohet kritike.

Gjatë këtyre ditëve, kryepeshkopi Janullatos është vizituar në spital nga Kryeministri grek Mitsotakis, zyrtarë të tjerë të qeverisë greke, si dhe ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.

/tvklan.al